Për muzikantët dhe dëgjuesit e tingujve jazz Arkady Shilkloper është një emër i madh, për ata që nuk e njohin, kritikët e muzikës e cilësojnë si një nga të paktit instrumentistë më të mirë botë në korno dhe alphorn.

Ardhjen në Shqipëri të artistit rus me banim në Gjermani e mundëson “Festivali Ndërkombëtar i Shqipërisë të Instrumenteve të Tunxhit”.

Drejtuesi artistik Ilir Kodhima thotë se në vitin e tij të tretë të zhvillimit do të vij edhe një tjetër emër i rëndësishëm, trombisti Paul Goodchild.

“Aspect 1” dhe “Aspect 2” kompozime nga Arbana Fejzo do të jenë premiera e këtij festivali që nis në 23 Janar me pikëtakime, Universiteti i Arteve dhe Parku i Liqenit Artificial.

Tv Klan