Për 5 ditë, edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Tunxhit do të hapë dyert për artëdashësit shqiptar. Në të do të marrin pjesë artistë nga Kosova, Italia, Spanja, Kroacia, Meksika dhe SHBA.

Ashtu si në edicionin e parë, edhe këtë vit do të shfaqet ekspozita Retro – Bras, një historik i frymoreve shqiptare, që datojnë prej vitit 1878, e sjellë përmes fotografive.

Për drejtuesit e festivalit, ky edicion vjen më i pasuruar se një vit më parë.

Një Ansambël i përbërë me artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të vijë për publikun me tinguj të muzikës së filmave shqiptarë dhe të huaj si “Mësonjëtorja”, “Liri a Vdekje”, “Padrino” etj.

Tv Klan