Ka ngjallur zemërim një foto në dhomën e zhveshjes së përfaqësueses së Serbisë para ndeshjes me Brazilin ku shfaqej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka ankimuar në FIFA këtë veprim, duke e quajtur një veprim agresiv. Në njoftim thuhet se akte të tilla të shoviniste nuk kanë vend në një ngjarje sportive.

FFK-ja ka kërkuar sanskione ndaj ndaj veprimeve që nxisin urrejtje mes popujve dhe janë kundër vlerave njerëzore.

Tv Klan