rusia

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit, FIBA ka pezulluar pjesëmarrjen e ekipeve kombëtare të Rusisë, nga aktivitetet e saj.

Shkak janë bërë mosmarrëveshjet për zgjedhjet e vitit 2013, për presidentin e ri të federatës.

Ish-presidenti akuzoi drejtuesen aktuale Julia Anikejeva për parregullsi në procesin zgjedhur.

Pas ankimimit, Gjykata e Moskës vendosi më 18 qershor që federata të zhvillonte brenda 60 ditëve, zgjedhje të parakohëshme.

Por bordi drejtues i federatës nuk iu bind vendimit të gjykatës. Vendimi i FIBAs pritet të zyrtarizohet në konferencën e 8-9 gushtit.

Ekipi kombëtar i meshkujve rrezikon të mos marrë pjesë në ndjeshjet e shtatorit për kampionatin europian, gjithashtu edhe në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiro në verën e vitit të ardhshëm.

Tv Klan