Fier – Ditën e djeshme rreth  orës  07:25, në aksin rrugor Fier – Patos, në vendin e quajtur “Transport”,  Kristaq Skopi, 42 vjeç  banues në Gjirokastër, duke drejtuar mjetin tip Nisan me targa greke YMZ 4343, ka goditur këmbesorin me iniciale R.Gj., 65 vjeç, banues në Fier, i cili gjeti vdekjen rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./tvklan.al