Fier – Në vijim të punës për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar në disa zona të vendit u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 1880 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.

Konkretisht: Në vendin e quajtur “Pylli i lumit” në fshatin Adë, u gjetën dhe u asgjesuan me djegie 1520 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.

Në vendin e quajtur “Çezma” në fshatin Drenovë, Mallakastër, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie  15 bimë narkotike të dyshuara kankabis sativa.

Në vendin e quajtur “Përroi i Madh” në fshatin Drenovë, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 270 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.

Në kufirin ndarës të fshatrave Luar dhe Mbërës, Rroskovec, në një sipefaqe të pyllëzuar, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 75 bimë narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike./tvklan.al