60-michel-platini-afp

FIFA do të kërkojë skualifikimin përjetësisht të Michel Platini nga çdo funksion në institucionet e futbollit. Lajmin e bën të ditur gazeta franceze “L’Equipe” që ka cituar avokatët e kreut të UEFA-s.

Hetimet e FIFA-s janë mbyllur për çështjen e pagesës e cilësuar e parregullt, që Sepp Blatter i kaloi Michel Platini disa vite më parë. Të dy janë pezulluar për 90 ditë përkohësisht nga FIFA. Vendimi përfundimtar pritet në dhjetor.

Michel Platini më herët është ankimuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, pasi pretendon se është i pafajshëm. Platini synon të zgjidhet president i FIFA-s, por pezullimi e ka ndaluar të zyrtarizojë kandidaturën. Zhvillimet e fundit mund ta largojnë atë përfudimisht nga bota e futbollit.

Tv Klan