fifaFederata Ndërkombëtare e Futbollit prezantoi në Moskë, përmes një videoprojeksioni, logon e re të Botërorit të Futbollit “Rusi 2018”. Aty u shfaq edhe harta e Rusisë, ku ishte përfshirë Krimeja.

Aneksimi i gadishullit, që deri në fillim të këtij viti ishte pjesë e Ukrainës, nuk njihet ndëkombëtarisht, madje ka qenë objekt kritikash të ashpra.  FIFA kërkoi ndjesë dhe akuzoi palën ruse për gabimin.

Videoprojeksioni u shfaq në fasadën e teatrit të famshëm Bolshoi, përpara qindra spektatorëve.

Tv Klan