Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në “Byro Politike” në ABC News mbrëmjen e së mërkurës, iu përgjigj akuzave të Kryeministrit Edi Rama se figura të larta politike në PD kanë lidhje me 613 kg kokainë të kapura në Durrës.

Po përpiqet të maskojë lidhjen e Olsit me këtë sasi droge, por Maminasi është Xibraka bis

”, tha Berisha duke sfiduar Ramën: “Në qoftë se gjen prova të tilla, t’i bëjë publike.”

Të hënën, në një intervistë për Mirela Milorin, Kryeministri Rama tha se “

Në rastin konkret të kokainës, lidhjet janë shumë të forta dhe janë shumë lart. Janë shumë lart dhe kanë lidhje me pushtetin e dikurshëm që është opozita e sotme. Nuk mund të jem më i qartë, sepse unë nuk hyj tek njerëzit, si kundërshtarët e mi, që e kanë në kulturë shpifjen, apo e kanë në kulturë transmetimin e një informacioni me një akuzë të drejtpërdrejtë publike. Unë nuk e bëj këtë, nuk e kam bërë asnjë dhe skam ndër mend ta bëj. Por di të them se në rastin e kokainës ka dyshime të arsyeshme të lidhura me informacione që të çojnë shumë lart në hierarkinë e pushtetit të shkuar.”

Por Berisha tha se Rama po i kthehet opozitës duke përdorur origjinën e Arbër Çekajt, i cili është nga Tropoja, qytet nga i cili vjen edhe ish-Kryeministri.

Tani, pasi ne akuzuam me të drejtë vëlla Olsin, si pritës politik të drogës, gumëzhinte Durrësi se kaparin e ka çuar Vangjush Dako dhe Ardian Çela. Tani Edi Rama bën të njëjtën riformato. Sepse Arbër Çekaj është nga Tropoja. Ky pronari i “Arbi Garden” e vërteta është se i përket një familjeje kundërshtare të egër të Sali Berishës, ish themelues i Partisë Komuniste i ati i tij

”, tha Berisha në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi. /tvklan.al