Partizani do të ketë një provë të vështirë në takimin e radhës në kampionat. Ekipi kryeqyetetas do të luajë në fushën e Kukësit, një ekip që nuk humbet prej gati 2 muajsh dhe që mundi Skënderbeun. Mesfushori i të kuqve Filipe Gomes mendon se duhet kujdes që të shpresojnë për titullin.

Filipe Gomes , Futbollist i Partizanit: “

Nga 6 tashmë e kemi reduktuar në 2 pikë diferencën me Skënderbeun dhe besojmë se mund t’ia dalim të. Duhet të mendojmë vetëm për ndeshjet tona për vetë faktin, që kur të përballemi me korçarët të synojmë të sigurojmë titullin.”

Partizani do të luajë me Kukësin të hënën në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Tirana do të presë Skënderbeun në “Selman Stërmasi”.

Tv Klan