Filippo Inzaghi një kandidat për stolin e Kombëtares.

Sky Sport

shkruan se Federata Shqiptare e Futbollit, por mendon për ish-trajnerin e Milan, një lajm i përhapur në mediat italiane. Super Pippo nuk është kontaktuar ende, ndërsa është nën kontratë edhe për sezonin e ardhshëm me Venezia, që e ngjiti në Serie B.

Drejtuesit e klubit të tij aktual mund të jenë një faktor i rëndësishëm për vendimin përfundimtar. Filippo Inzaghi po kërkon bëjë hapa përpara në karrierën e trajnerit, pas dështimit me Milan në sezonin 2014-2015.

Sky Sport

përmend sërish emrin e Giancarlo Camolese, por duke e përfshirë në pjesën mbështetëse si drejtor teknik të Kombëtares.

Pas dorëheqjes së Gianni De Biasi drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit nisën të mendonin për pasardhësin e tij. Vendimi pritet të merret, pasi të shqyrtohen të gjithë kandidaturat e mundshme.

Tv Klan