Filmi “Avatar” ka qenë me padyshim një nga sukseset më të mëdha të vitit 2009, i cili u kthye në një farë mënyre në kult.

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e filmit. Regjisori James Cameron ka konfirmuar se do të ketë një vazhdimësi të”Avatar”.

Korporata filmike Twentieth Century-Fox ka lajmëruar se më 21 dhjetor 2018 do të vij në kinema një film I Lightstorm Entertainment, studio e produksionit të Cameron, ndonëse Fox nuk ka dhënë asnjë titull.

Është bërë me dije se xhirimet për filmin e ri do të kenë fillim në prill të vitit 2017. Cameron kishte bërë me dije se e ka nisur filmin “Avatar” duke dashur ta sjellë më pas në vazhdimësi, e të flitet për sagën “Avatar”.

Përveç kapitullit të radhës që është parashikuar në vitin 2018, filmat e që do të plotësojnë sagën janë parashikuar për vitin 2020, 2022 e 2023./tvklan.al