Për nëntë ditë, duke nisur nga sot filmi “Shok” do të projektohet për publikun e amerikan, në IFC Center, një nga qendrat më të njohura të Teatrit dhe kinemasë në New York.

Kur duhen vetëm tre ditë nga ndarja e çmimeve “Oscar”, prodhimi kosovaro-britanik, që është lakuar nga kritikët si pretendent për katëgorinë e filmit të shkurtër, do të përfshihet në listën e filmave për t’u shkarkuar edhe ne iTunes në Shtetet e Bashkuara, brenda kësaj jave.

Sipas mediave kosovare, në Europë, “Shok”, është ndër pesë filmat më të shkarkuar në aplikacionin e Apple.

Në të fundit shkrim të Los Angelos Time, Glenn Whipp, gazetari që çdo vit bën parashikimet për fituesit e Oscar, simbolikisht votën e tij e jep për filmin “Shok’.

Për dy konkurentët e tjerë, për filmin “Ave Maria” thotë se është një satirë gjeopolitike, që meriton disa vota sikundër edhe komedia “Stutterer”, por ne si Los Angelos Time, shkojmë me “Shok”, një film i cili në fund të lë një pershtypje, që të shoqëron për një kohë të gjatë.

Tv Klan