Një dado është arrestuar pasi në një video të kapur nga kamera e shtëpisë, dukej ajo duke i djegur këmbët me hekur fëmijës 2-vjeçar për të cilin kujdesej.

Nosipho Nxumalo, 21 vjeç, u akuzua për sulm ndaj fëmijës që mbante.

Mamaja e vogëlushit Angela Persaud nga Long Island, New York, pasi pa videon, u shokua nga veprimet e dados, të cilën ajo e kishte punësuar për t’u kujdesur për të birin. Ajo kishte 2 muaj që punonte me familjen por asnjëherë nuk kishte treguar sjellje të tilla mizore.

Pasi ajo e kishte prekur të voglin disa herë me hekurin e nxehtë, dëgjohej duke thënë: E sheh kështu është kur nuk dëgjon”.

Justifikimi i dados ishte se ajo thjesht po e “disiplinonte“ të voglin./tvklan.al