Çmimi për më të mirët e vitit nga FIFA është në përzgjedhjen finale. Organizmi i futbollit botëror vendosi për lojtarët, trajnerët dhe golin më të bukur që do të vijojnë garën. Lionel Messi, Antoine Griezmann e Cristiano Ronaldo janë futbollistët që shpresojnë ende te ky vlerësim.

Të tre luajnë në La Liga. Lista fillimisht kishte 23 kandidatë. Mes trajnerëve shpresojnë ende te çmimi FIFA janë Claudio Ranieri, Fernando Santos dhe Zinedine Zidane.

Të tre fituan trofe të rëndësishëm gjatë 2016. Është shkurtuar edhe lista për golin më të bukur. Tre të përzgjedhurit janë futbollistja e re Daniuska Rodriguez, Mohd Faiz Subri dhe Marlone. Këto çmime dhe të tjerë do të dorëzohen në ceremoninë që do të mbahet më 9 janar në Zyrih, pa bashkëpunimi me revistën “France Football” që do ta dorëzojë vetë Topin e Artë.

 

Tv Klan