Skënderbeu – Tirana do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë për këtë sezon. Kjo është hera e tretë që këto ekipe do të përballen për këtë trofe, finale të fituara nga bardheblutë deri më tani. Skënderbeu siguroi finalen pasi mundi edhe në takimin e dytë Teutën, po me rezultatin 1 – 0. Golin e vetëm të përballjes e realizoi Latifi në fillimin e pjesës së dytë.

Lojtarët e Teutës edhe pse patën raste për të shënuar, nuk arritën të ndryshonin rezultatin. Tirana fitoi me rezultatin 2 – 0 sfidën e kthimit me surprizën Besëlidhja. Taku me 11-metrësh dhe Hoxhallari ishin vemdimtar për Tiranën, që Kupën e shikon si një shpëtim të sezonit. Takimi i parë ishte mbyllur në barazim 1 – 1. Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 31 maj. Ky trofe të jep mundësinë të luash në kualifikueset e Europa League.

Tv Klan