Nuk do të jetë stadiumi i ri që po ndërtohet në Tiranë, por ai i Beshiktashit që do të presë finalen e Superkupës së Europës në vitin 2019.

Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është marrë, duke lënë të zhgënjyer tifozët shqiptarë. Stadiumi i Beshiktashit i hapur vitin e kaluar ka gati dyfishin e kapacitetit Arenës Kombëtare që pritet të përfundojnë në 2018.

Federata Shqiptare e Futbollit kandidoi për herë të parë për një eveniment të tillë./Tv Klan