android-googlePër të gjithë ju përdorues Android që ju ndodh shpesh të harroni telefonin vend e pa vend, Google sjell shërbimin më të ri që do t’ju ndihmojë ta gjeni atë menjëherë.

Mjafton të shkruani “Find my phone” (gjej telefonin tim) në motorin e kërkimit Google dhe menjëherë në ekran do të shfaqet një hartë ku tregohet vendndodhja ekzakte e aparatit tuaj celularë.

Madje, ky shërbim, i cili ofrohet vetëm për përdoruesit e sistemit operativ Android, mundëson edhe që t’i bini ziles së telefonit. /tvklan.al