Panionios arriti të marrë 3 pikët në startin e kampionatit grek falë golit të një futbollisti shqiptar.

Fiorin Durmishaj realizoi në minutën e 53’ takimit me Kërkirën që përfundoi me rezultatin 1 – 0.

Sulmuesi i Kombëtares Shpresa goditi topin e me kokë duke i lënë pak mundësi portierit kundërshtar të reagonte. Më parë një tjetër lojtar i Panioniosit gaboi në goditjen e një penalltie.

Tv Klan