elbasanm

12 urdhëra sekuestrosh për bllokim të aksioneve janë lëshuar ndaj Kompanisë Copri-Aktor që po merret me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan vetëm në vitin që kaloi. Sipas të dhënave në qendrën kombëtare të regjistrimit   dhe  dokumentave  që shoqërojnë urdhrat e bllokimit vërehet se  kompania  nuk ka mundur të kryejë pagesat për furnitorët, persona fizik dhe nënkontraktorë të ndryshëm duke u zhytur keshtu në miliona lekë borxhë.

Për këtë arsye shoqëritë përmbarimore janë drejtuar  në QKR duke bllokuar llogaritë bankare  dhe aksionet e  kompanise  Copri –Akto.  Kjo gjë duket se e  ka vënë  në vështresi financiare  kompaninë, duke vënë  kështu në pikëpyetje sërisht përfundimin brenda  afatit  të punimeve të rrugës Tirane Elbasan  që duhet të pëfundojë brenda muajit qershor.

Te kontaktuar nga Tv Klan, drejtues të firmës thonë se kjo situatë është shqetesuese   për ta por nuk do të ndikoje në përmbylljen e punimeve brenda afatit të parashikuar. Ata thonë se janë drejt zgjidhjes së problemeve .

Sipas te dhënave të QKR, përmbaruesi i parë vendosi sekuestro ndaj  firmës greke për një borxh 43 milionë lekë të papaguar ndaj një shoqerie tregtare. Më pas  gjatë  muajit maj një tjetër kompani përmbarimore   kërkuar bllokimin e kuotave të Actor në QKR për një detyrim të pashlyer me vlerë 877 mijë euro ndaj nje kompanie ndërtimi.

E pyetur nga Tv Klan Kompania “Copri actor” pretendon se nuk është paguar nga qeveria për punë të kryera, dhe kjo ka sjellë edhe krijim të borxheve.

Tv Klan