Vitin e kaluar, kryeministri Edi Rama zgjodhi 14 Nëntorin, ditën botërore të diabetit për të premtuar rimbursim 100 % të fishave për fëmijët me diabet.

Ai zgjodhi familjen e Damianës, një prej 1500 fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje, për të dhënë lajmin se fishat që mbajnë në monitorim sëmundjen nuk do blihen më, por do merren falas.

Dy muaj më vonë kryeministri u rikthye në këtë familje dhe postoi një video në faqen e tij në Facebook, për të treguar se e mbajti premtimin. U dha përgjigje edhe akuzave të opozitës. 

Pacientët e vegjël me diabet nuk do të kenë të nevojshme marrjen e fishave çdo dy muaj sikurse ndodh me barnat e rimbursueshme, por do t’i tërheqin çdo 6 muaj sasinë e plotë, pas rekomandimit nga mjeku i familjes.

Tv Klan