Nga Janari i 2018 fishat e matjes së nivelit të sheqerit për fëmijët diabetik do të rimbursohen 100 % nga shteti.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë gjatë vizitës në shtëpinë e një vajze të diagnostikuar me diabet, lajmëruan se kostot si për insulinën me të cilen trajtohen këta fëmijë ashtu dhe për fishat e matjes  do të përballohen nga buxheti i shtetit.

Një tjetër hap për të lehtësuar këtë kategori fëmijësh është dhe ajo për të shmangur procedurat e daljes në komision mjekësor çdo vit për të përfituar pagesën e kempit.

Edi Rama:

“Për 2018 kemi bërë një parashikim të ri për fëmijët me diabet”.

Ogerta Manastirliu:

“Rreth 100 mijë Lekë në muaj sot çdo familje shpenzon për fishat e diabetit. Ndoshta dhe më tepër në varësi të matjes”.

Në ditën ndërkombëtare të diabetit, shifrat flasin për një numër shqetësues të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje, janë 3 deri në 5 mijë raste të reja që zbulohen çdo vit ndërsa afro 1500 fëmijë trajtohen me insulinë në vendin tonë.

Tv Klan