Pas trazirave, prangat. Një tifoz shqiptar është arrestuar nga DIGOS, polica e specializuar në Itali që zakonisht merret me ngjarjet e dhunshme. Duke qenë se përballja mes Italisë dhe Shqipërisë në “Renzo Barbera” të Palermos  kishte elementë dhunë ka filluar menjëherë puna për të ndalur personat që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes.

Një tifoz shqiptar është identifikuar menjëherë dhe është arrestuar mbrëmjen e së premtes në sajë të kamerave të sistemit të mbikëqyrjes.

 Gjithashtu janë identifikuar dhe 77 tifozët të tjerë ,të cilët janë shpallur në kërkim./tvklan.al