Çdo mëngjes, dy burra të një fisi indianësh largohen nga vendbanimet e tyre në Floridën jugore dhe drejtohen për nga Everglades për të ndjekur disa nga gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë.

Masi Sadaiyan dhe Vadivel Gopal, anëtarët e fisit nomad Irula, janë të armatosur me mjete të forta dhe hanxharë. Ata mbajnë veshur me xhaketa dhe kapele bejsbolli e gjejnë rrugën nëpër shkretëtirë më të madhe subtropikale të botës për të kapur pitonët Burmezë.

Gjarpërinjtë të cilët janë arratisur nga pyjet e Floridës, paraqesin kërcënimin më të madh ndaj popullsisë së vogël të gjitarëve të parkut kombëtar. Ata gjithashtu hanë zogj, aligatorë dhe drerë. Në vitin 2005, një piton u përpoq të gëlltiste një krokodil por në fakt shpërtheu në park dhe kështu të dy grabitqarët ngordhën.

 Autoritetet kanë provuar gjithçka për t’i kapur këta gjarpërinj në këneta, por me arritje të kufizuara.

 Ata kanë përdorur gjarpërinjtë Judas për të gjetur të tjerë gjatë sezonit të çiftëzimit, duke i kërkuar njerëzve zvarranikët e tyre që i mbanin në shtëpi në këmbim të një sasie parash.

 Vitin e kaluar, 1000 persona kanë marrë pjesë në një gjueti konkurruese ndaj pitonëve dhe arritën të kapnin 106 të tillë./tvklan.al