presidenti-nishani-presidenti-obama2Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi me rastin e Fiter Bajramit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në të cilin shkruhet:

“I dashur Zoti President!

Në emër të popullit amerikan, ju shpreh Juve dhe popullit shqiptar urimet më të mira për Fiter Bajramin.

Gjatë muajit të shkuar, myslimanët anembanë botës ndanë traditën e Ramazanit me fqinjët e tyre ndërsa kërkonin lehtësim në besimin e tyre dhe ndihmonin ata që janë më të pafat. Shpresoj që kjo kohë e veçantë të sjellë për ju dhe njerëzit tuaj të dashur një mundësi për të ripërtëritur dhe ndarë këto vlerave.

Paçi paqe, shëndet dhe begati përgjatë vitit në vazhdim! “– e mbyll mesazhin e tij Presidenti amerikan.

Tv Klan