Interesi i depozitave bankare në lekë ka arritur minimumin historik.

Nëse në Janar të këtij viti ke depozituar në bankë 1 milion lekë, të cilat mund të shërbenin për të blerë një makinë, në fund të vitit, duhet të shtosh një tjetër shumë për të blerë makinën.

Kjo për shkak se vlera e parasë në kohë, e cila shprehet përmes inflacionit, rritet më shumë se interesi që banka jep për paratë e kursyera. Për çdo kursim me afat 1 vjeçar fitimi shumëzohet me 0.8%, ndërsa inflacioni është 2.8%, duke sjellë një humbje afro 2%.

Në kohën që e gjithë Eurozona, e së fundi dhe Shqipëria, po vuan nga normat e ulta të interesit, duke penalizuar qyetarët që kursejnë, ekspertët sugjerojnë për një fitim më të mirë që vjen nga bonot e thesarit dhe obligacionet.

Ekspertët bëjnë thirrje që qytetarët të balancojnë format e investimit dhe të mos orientohen drejt depozitave afatshkurtra, të cilat sot kanë bërë bankat të ruajnë fizikisht paranë. Një arsye për këtë situatë, ata thonë se është edhe informimi i pakët në fushën financiare.

Tv Klan