Arsenali është ngjitur në vendin e dytë në renditje falë fitores së vështirë 2 – 1 me Burnley.

Shkodran Mustafi shënoi fillimisht për skuadrën e Venger, që mbeti me 10 futbollistë në mesin e pjesës së dytë. Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq. Minutat e fundit ishin tepër emocionuese.

Grei barazoi përkohësisht nga pika e 11-metërshit, ndërsa Sançez i dha fitoren Arsenalit duke shënuar me të njëjtën mënyrë. 

Klasifikimi në Premir Ligë udhëhiqet nga Çelsi, 8 pikë i shkëputur, pasi mundi 2 – 0 Hull Sitin.

Autorët e golave ishin Diego Kosta dhe Kahill.

Tv Klan