Interi e nisi 2017 me një fitore të rëndësishme në fushën e Udinezes. Zikaltërit fituan takimin me rezultatin 2 – 1. Një sukses me përmbysje, pasi vendasit realizuan të parët, por golat e Perisiç kthyen situatën. Kroati ishte protagonisti i këtij takimi.

Lojtarët e Udinezes mund të dilnin me pikë nga ky takim, por shpërdoruan shumë para portës së Handanoviç.

Kjo është fitorja e katërt radhazi për ekipin e Piolit që është ngjitur në renditje. Seria A po zhvillon takimet e javës së 20./ TV KLAN