Juventus mundi edhe një herë këtë sezon Lazio, duke u afruar akoma më shumë me titullin e pestë radhazi. Bardhezinjtë fituan me rezultatin 3 – 0 takimin e zhvilluar në Torino.

Protagonist ishte përsëri argjentinasi Dybala me dy gola të realizuar. Lazio luajti prej fillimit të pjesës së dytë me një futbollist më pak, pasi Patric u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Napoli është përsëri 9 pikë larg kur kanë mbetur edhe katër javë deri në fund të Serie A.

Kapiteni Totti ishte vendimtar për Roma që fitoi 3 – 2 me Torino. Sulmuesit i janë dashur vetëm pak minuta për të barazuar dhe kaluar në avantazh ekipin kryeqytetas.

Inter u mund 1 – 0 në fushën e Genoa.

Fitorja më e thellë e ditës ishte e Chievo, 5 – 1 ndaj Forsinone së Arlind Ajetit, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Endrit Sauku/Tv Klan