Një grua nga Kanadaja përdori të njëjtat shifra për lotarinë, për gati 30 – vjet dhe në fund fitoi jackpot –in, një shifër prej 3.9 milionë dollarësh.

Olga Beno nga Nova Scotia rrëfeu se numrat që e bënë fituese i kishte parë në ëndërr në Maj të 1989 –ës dhe që prej asaj kohe ajo përdorte vetëm ato.

“I mbaj mend përmendësh numrat dhe një moment mendova se i pashë në ekran natën që u hodh shorteu, por kam probleme me sytë, ndaj dhe nuk i dhashë rëndësi”,

tha gruaja për

Atlantic Lottery

.

Por të nesërmen, teksa po shihte gazetën ajo zbuloi se në fakt kishte fituar jackpot –in.

“Fillimisht mendova se bëhej fjalë për një gabim. Më pas i thashë motrës, më duket se kam fituar lotarinë. Ajo më telefonoi pak më vonë dhe më tha që në fakt ishte e vërtetë”.

Siç shkruan BBC, Beno ishte një nga 2 personat që fituan shifrën prej 3.9 milionë dollarësh në hedhjen e shorteut më 28 Dhjetor.

10 vite më parë gruaja u diagnostikua me kancer dhe iu desh të shiste shtëpinë. Tashmë ajo dëshiron që me paratë të rindërtojë sërish jetën./tvklan.al