Mesa duket fitoret në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Rio de Janeiro të Brazilit, janë të “dyfishta”.

E tillë ka qenë edhe fitorja për konkurenten 25-vjeçare nga Kina, He Zi.

Pasi rrëmbeu medaljen e argjendtë në garën 3 metra në zhytje për femra këtë të djelë, ajo u surprizua nga gjeti i të dashurit të saj, Qin Kai.

Ky i fundit i propozoi për martesë gjatë ceremonisë së shpërndarjes së medaljeve. Ai i’u afrua podiumit sëbashku me kutinë që mbante unazën duke i propozuar, pas 6 vitesh që kishin sëbashku.

propozimi 2

Vajza u shfaq tepër e emocionuar nga ky gjest i të dashurit të saj në mes të spektatorëve dhe mes emocioneve ajo i tha “Po” publikisht./tvklan.al