Ndeshjet e basketbollit për meshkuj në Rio 2016 dhuruan spektakël. Australia për pak sa nuk arriti një fitore historike në lojërat olimpike përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që në fund triumfuan me rezultatin 98 – 88.

Skuadra australiane tregoi një shpirt të jashtëzakonshëm gare përballë pretendentëve për medaljen e artë duke kryesuar për shumë minuta përballjen duke vendosur në vështirësi rivalët amerikanë.

Një ekip i jashtëzakonshëm falë basketbollistëve, të cilët luajnë në NBA, Bogut, Barnes, Dellavedova dhe mbi të gjitha Mills.

Amerikanët shpëtuan falë 31 pikëve të Carmelo Anthony. Me këtë paraqitje bëhet pikëshënuesi më i mirë i skuadrës amerikane në lojërat olimpike me 293 pikë në total. Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën 3 fitore në po aq ndeshje në Rio 2016. /TV KLAN