kanceri

Të dhëna të reja tregojnë se numri i fëmijëve që i mbijetojnë kancerit është më i larti në histori.

Sipas Qendrës Kërkimore të Kancerit në Britaninë e Madhe, tre nga katër persona të diagnostikuar me këtë sëmundje sot kurohen, në krahasim me vetëm një çerek që ishte në fillim të 1970.

Shancet e një fëmije që t’i shpëtojë leuçemisë, lloji i kancerit më i përhapur tek fëmijët, në një afat kohor prej të paktën pesë vite, është rritur nga 33 përqind në mbi 85 përqind.

Ndërsa kanceri në mëlçi tek fëmijët, ka pësuar një rritje, nga 14 përqind që ishte në 1970- ën, në 80 përqind.

Sipas ekspertëve, dita ditës po rritet numri i atyre që i mbijetojnë kancerit dhe kjo falë punës kërkimore në rritje dhe kurave më të mira.

Megjithatë, ata pranojnë se ka ende shumë për të bërë, në mënyrë që çdo fëmijë i prekur nga kanceri të ketë të gjitha shancet për të mbijetuar.

E.K