Roma e nisi vitin 2017 me fitore. Ekipi i Spalletti-t mundi Genoa-n me rezultatin 1 – 0 i vendosur nga një autogol i Izzo-s.

Në pjesën e dytë të takimit për t’u veçuar një shtyllë e Dzeko dhe pritja e shpëtimtare e Szczesny që shpëton Roma në çastet e fundit. Kjo fitore e afron me Juventus, që do të luajë sot në mbrëmje me Bologna-n.

Inter arriti një fitore të rëndësishme në fushën e Udinese. Zikaltërit fituan takimin me rezultatin 2 – 1. Një sukses me përmbysje, pasi vendasit realizuan të parët, por golat e Perisic kthyen situatën. Kroati ishte protagonisti i këtij takimi.

Lojtarët e Udinese mund të dilnin me pikë nga ky takim, por shpërdoruan shumë para portës së Handanovic. Kjo është fitorja e katërt radhazi për ekipin e Pioli që është ngjitur në renditje./ TV KLAN