Partizani fiton miqësoren e dytë të fazës përgatitore turke. Të kuqtë mundën me rezultatin 2 – 1 azerët e Qabala, në sfidën e zhvilluar në Antalia. Një lojë e mirë e ekipit kryeqytetas, madje edhe e të afruarve gjatë merkatos së Janarit.

Pas disa përpjekjeve në të dy portat ishin lojtarët e Qabala që festuan golin të parët. Caleb Ekuban shënoi për të kuqtë dhe pjesa e parë përfundoi në barazim 1 – 1. Gjatë pjesës së dytë pati disa zëvendësime.

Trajneri Sulejman Starova aktivizoi edhe Marko Cetkovic, i cili ndihmoi sulmin. Një autogol në minutat e fundit duke përcaktuar fitoren e Partizanit.

Kjo ishte miqësorja e fundit për të kuqtë në Antalia, ku do të qëndrojnë edhe për disa ditë të tjera stërvitje.

Suksesi i parë edhe për Skënderbeun. Skuadra korçare mundi me rezultatin 3 – 1 azerët e Sumqayit. Shumë eksperimente nga trajneri Ilir Daja, ndërsa shënuesit për Skënderbeun ishin Hamdi Salihi, iraniani Reza Karimi dhe nigeriani Charles. Ekipi korçar do të luajë edhe një takim tjetër më 15 Janar, me Qarabag të Ansi Agollit. 

Tv Klan