Kombëtarja e Volejbollit të femrave nuk ndalet duke mundur edhe Bjellorusinë në Ligën e Europës. Pas humbjes me Finlandën, ekipi që mori pikët e plota, vajzat kuqezi rritën nivelin e lojës duke e mbyllur fazën e zhvilluar në Tiranë me 2 fitore.

Skuadra e Altin Martirit triumfoi me rezultatin 3 – 1 me atë Bjelloruse pas një loje të luftuar që zgjati më shumë se 2 orë. Në sallën sportive “Feti Borova” të mbushur nga qindra tifozë Kombëtarja e Volejbollit të femrave tregoi vlerat e saj edhe falë Erblira Bicit, që shënoi 33 pikë.

Shqipëria u dorëzua në setin e parë, por përmbysi lojën në setin pasues që u fituan me një diferencë të ngushtë, por me një lojë tepër kërkuese. Faza e dytë që do të përcaktojë edhe ekipet që do të kalojnë në turin pasardhës të Ligës së Europës ku do të mbahet në Minks. 

TV KLAN