Fjalimi i parë që ka mbajtur Donald Trump në OKB ka tërhequr vëmendjen e shumë prej anëtarëve të organizatës të cilët e kanë kritikuar atë.

Gjatë fjalimit Trump, tha se Irani është një grup i vogël me regjim mashtrues si dhe do ta shkatërronte Korenë e Veriut nëse do të ishte e detyruar ta bënte këtë gjë.

Fjalimi injorant dhe urryes i Trump i përket mesjetës dhe jo Kombeve të Bashkuara

,” tha Ministri i Jashtëm i Iranit, ndërsa Koreja e Veriut nuk e ka komentuar akoma fjalimin e Trump.

Uashingtoni e ka paralajmëruar vazhdimisht Korenë e Veriut mbi testet e raketave të cilat sipas tyre dhunojnë rezolutat e Këshillit të Sigurisë.

Njeriu i raketave po bën një mision vetëvrasës. Nëse ne jemi të detyruar të mbrojmë veten dhe aleatët tonë, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse ta shkatërrojmë tërësisht Korenë e Veriut,”

tha Trump.

Reuters raportoi se një nga anëtarët e audiencës mbuloi fytyrën me dorë në momentin që Trump foli.

Ndërsa Ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom tha se, “

Ky ishte një fjalim i gabuar, në kohën e gabuar dhe audiencën e gabuar.

Pa u komentuar nga Trump nuk ngeli as Venezuela të cilin ai e quajti një qeveri “diktatore socialiste” të korruptuar dhe e paralajmëroi se SHBA-ja ishte e gatshme të vepronte kundër saj.

Ministri i Jashtëm i Venezuelës Jorge Arreaza i konsideron këto deklarata “kërcënime.”

Trump nuk është presidenti i botës… ai nuk mund të drejtojë dot qeverinë e tij,”

tha ai.

/tvklan.al