FjodoraaGazetarja e njohur Fjodora Fjora është bërë nënë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Fjora bën me dije se tashmë është bërë nënë dhe për këtë falenderon njerëzit të cilët i kanë qendruar pranë.

Lajmi vjen ekskluziv për revistën “Living”, ku ajo pozon së bashku me të birin, Alteo.

Fjodora Fjora rrëfen për herë të parë  ndjesinë e të qenurit nënë. Flitej prej kohësh në qarqet gazetareske që Fjodora kishte adoptuar një djalë të vogël, por asgjë nuk ishte e konfirmuar.

Një shembull i mirë ky i gazetares, Fjodora Fjora.

Kjo është hera e parë që një njeri publik në Shqipëri merr një iniciativë të tillë, për t’i dhënë jetë më të mirë një fëmije, fati i të cilit nuk dihet si do të ishte.

Megjithëse “single”, më në fund ajo ka gjetur kurajon për ta bërë publike këtë histori të bukur, e cila siç shprehet ajo i ka ndryshuar jetën. Në Instagram, Fjodora është përgëzuar pafund nga ndjekësit e saj për iniciativën e cila duhet marrë si etalon edhe nga shumë njerëz të tjerë që kanë mundësi financiare.

Në botë shembuj të tillë ka shumë. Rasti më i njohur është ai i aktores së famshme, Angelina Jolie e cila adoptoi fëmijë pa u kurorëzuar ende në martesë.

V. H