Fjolla MorinaRivaliteti mes këngëtareve shqiptare është shtuar së tepërmi këtë sezon, duke ironizuar njëra-tjetrën me tekste këngësh apo mesazhe nëpër rrjetet sociale.

Që pas hitit të famshëm “Fenix” të dyshes Tuna-Cozman, disa këngëtare nuk po gjejnë “rehat” duke ironizuar shpesh “zogun ma të mirë prej krejtve”.

Në një ndër këngëtaret që ka dalur hapur kundër “zogut” të Tunës, është Fjolla Morina, e cila ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto të sajën që mban veshur një bluzë ku shkruhet “Keep calm and paloje zogun”.

Me këtë mesazh, Fjolla ka lajmëruar se videoklipi i saj më i ri, “Queen” i publikuar mbrëmë është një sfidë për “zogun” e Tunës.

E ndërsa ditët në vazhdim do ta tregojnë se kush nga videoklipet e këtij sezoni do të jetë më i klikuari dhe se kush nga këngëtaret do të jetë “mbretëresha” e sezonit.

M. Sejdini