FjollaNjë makinë tip BMW që dyshohet se i përket këngëtares nga Kosova, Fjolla Morima është djegur në orët e para të ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë.

Nga hetimet paraprake dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar në njërëz, por vetëm dëme materiale.

Mediat kosvare duke iu referuar burimeve jo-zyrtare thonë se makina është në pronësi të këngëtares së hiti, FB, Fjolla Morina.

Koha.net – thotë se artistja nga Prishtina dyshon tek një person i cili e ka kërcënuar disa herë në telefon, se ai mund të jetë autori i zjarrvënies. Këto deklara Morina i ka bërë para autoriteteve policore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e polisë të cilat po hetojnë për ngjarjen.

tvklan.al/E.K