ANDEFlamuri Shqiptar valvitet për të parën herë në majën e Akonkaguas, në Argjentinë në 6962 metra lartësi. Ka qënë alpinisti 20-vjeçar Mateo Begeja, i cili në orën 14:05, ora lokale të Argjentinës më datë 26 Janar 2014, ka valëvitur flamurin shqiptar për herë të parë në historinë e Alpinizmit, në majën më të lartë të Amerikës Latine

Ekspedita e përbërë nga 10 alpinistë ka nisur udhëtimin më 13 janar. Në këtë arritje të madhe për alpinistët, Begeja shoqërohej edhe nga alpinisti Florian Hackaj, i cili për fat të keq në lartesinë 6700 metra u desh të kthehej për shkak të një problemi teknik.

Sipas ekipit që ndërmori përsipër ngjitjen në majën e andeve,  alpinistit Florian Hackaj i kishte filluar ngrirja e gishtave të këmbëve që në fillim të ngjitjes nga Campi 3 në 5970 metra për shkak të këpucëve të ngushta dhe me një shtresë. Udhërrëfyesit i këshilluan kthimin por vetëm një orë më vonë Hackaj u bind dhe vendosi të kthehet për të mos rrezikuar më shumë shëndetin. Sipas këshillimit mjekësorë alpinisti Ibrahimi Hackaj është kthyer një javë më parë.

Nga 10 alpinista të grupit, vetëm 3 arritën në majë, ndërkohë që në mot normal, përqindja e suksesit është 80 %.

Ky sukses i madh u arrit vetëm 14 muaj pasi Mateo  Begeja  ngriti flamurin shqiptar në Everest, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në një rast unikal që të ngjiten babë e bir në të njëjtën ekspeditë.