Flamurtari mori një 3-pikësh të rëndësishëm për mbijetesën në Superligë. Vlonjatët e Shpëtim Duros fituan në shtëpi me Vllazninë 2-0. Busic shënoi shumë shpejt në minutën e 7 dhe kjo i dha mundësi vlonjatëve të kontrollonin më mirë lojën e tyre. Në pjesën e dytë, Danilo Alvesh siguroi fitoren për Flamurtarin që tashmë e kaloi Laçin në renditje.

I kënaqur me 3 pikët, trajneri i flamurtarit, Duro, e sheh ende larg shpëtimin.

Asgjë s’ka mbaruar, çdo bilanc behet në fund të kampionatit. Ishte ndeshje që duhej marrë patjetër. E rëndësishme është që menaxhuam lojën

”, tha ai.

Edhe pse e dinte mirë vështirësinë e lojës, Armando Cungu është i zhgënjyer nga loja e skuadrës së tij.

“Menduam se kishte mbaru kampionati dhe erdhëm për ndeshje miqësore”, u shpreh Cungu.

Në “Elbasan Arena”, Luftëtari nuk i kurseu golat ndaj Korabit që luajti pa motiv. Gjirokastritët shënuan 4 herë dhe rimorën vendin e 4 duke u kthyer tek fitorja pas katër humbjesh./ TV KLAN

             Superliga Renditja:

 

  1. Kukësi                59
  2. Partizani 59
  3. Skënderbeu 56
  4. Luftëtari 39
  5. Vllaznia 37
  6. Tirana 32
  7. Teuta 32
  8. Flamurtari 31
  9. Laçi 29
  10. Korabi 12