Flamurtarit i janë rikthyer lojtarët nga dëmtimet dhe ndëshkimet dhe tashmë përballë Kukësit në javën e 27 të Superligës Shpëtim Duro pret që ekipi i tij të rikthehet tek rezultatet pozitive. Vlonjatët vijnë pas 4 humbjesh dhe dy barazime.

 “Kthehen shumë lojtarë dhe plotësohemi, kemi forcat ta përballojmë këtë kundërshtar.”

 Si një finale e konsideron edhe trajneri i Kukësit.

 “Mendoj se deri në fund do të kemi edhe shumë finale të tjera dhe nuk është vetëm nesër një finale. Luajmë me një rival direkt dhe duhet ta mbajmë diferencën aty ku e kemi”, tha Pacult.

 Në situatë të vështirë e sheh veten Vllaznia, jo vetëm për pozicionin në renditj, por edhe për shkak të disa mungesave kryesore.

 Shkodranët do të presin Skënderbeun që i ka pezulluar të gjithë komunikimet me mediat pas vendimit të UEFA-s për përjashtimin 10-vjeçar.

 /Tv Klan