flamurtari

Flamurtari po afron lojtarë brazilianë gjatë merkatos së janarit. Ata janë mbrojtësi 18-vjeçar, Lucas Caniggia, nga ekipi i të rinjve Corinthias, sulmuesin Danilo Almeida Alves. Ata janë bashkuar me ekipin, që drejtohet nga një trajner i ri, Zekrija Ramadani. Një tjetër përforcim i bujshëm që përflitet në mesfushë, është Nuredin Orelesi, ish-futbollisti i Skënderbeut.

Partizani pasi mori një trajner italian si Andera Agostinelli po shkon drejt këtij vendi për t’u përforcuar. Mediat përmendin brazilianin Filipe dhe Ferdinando Sforzini. I pari është një ish-futbollist i Romws që luan si mesfushor, ndërsa i dyti një sulmues i aktivizuar me shumë ekipe në Itali.

Të kuqtë janë në provë dhe disa lojtarë të huaj, ndërsa është konfirmuar më parë afrimi i Qamil Elshanit.

Tv Klan