Flamurtari regjistroi fitoren e parë në këtë sezon të superligës duke përmbysur avantazhin e Lushnjës, në ndeshjen e luajtur në Ballsh. Vlonjatët e Shpëtim Duros me 10 lojtarë që në minutën e 24 pas largimit me të kuq të Bicajt, nuk e vuajtën inferioritetin.

Pak minuta pas këtij episodi Gava kaloi Lushnjën në avantazh por kuqezinjtë barazuan vetëm 7 minuta më pas dhe kaluan me një gol më shumë në fundin e pjesës së parë. Autor i avantazhit është Bushic.

Rezultati 3-1 u vendos në minutën e 77 nga Musta pas një aksioni tiki-taka të repartit të sulmit. Flamurtari siguroi 3 pikët e para ndaj një kundërshtari që vjen nga kategoria e parë.

Superliga – Java 2

Flamurtari 3 – 1 Lushnja      

17.09.17   

Laçi – Luftëtari

Vllaznia – Teuta

18.09.17   

Kamza – Skënderbeu

Partizani – Kukësi

/Tv Klan