Tashmë ekziston një shifër konkrete për të përcaktuar se kur konsideroheni të pasur. Dhe sipas ekspertëve, duhet të keni 25 milionë Dollarë që të hyni në këtë kategori.

Nëse nuk dispononi këtë shumë, atëherë nuk jeni të pasur. Bankierët e përcaktojnë 25 milionë Dollarëshin si një shumë për ta investuar, raporton Bloomberg. Shumë personave kjo shifër ju duket stratosferike dhe mund të ishin të lumtur fare mirë me një pjesë të vogël të këtij 25 milionëshi. Por, me kalimin e viteve ka ndryshuar përkufizimi për pasurinë. Në vitin 1994, 3 milionë Dollarë në SHBA konsideroheshin të mjaftueshme për t’u cilësuar i pasur.

Kurse tani kjo është pothuajse një shumë e papërfillshme. Ju duhet të keni të paktën 25 milionë Dollarë që të hyni në listën e të pasurve. Kjo pasuri ju jep mundësinë që të bëni investime direkte në kompani apo në pasuri të paluajtshme.

Bankierët amerikanë janë në konkurrencë të fortë me njëri-tjetrin për të fituar klientët më të mëdhenj me pasuri të lartë personale. /

tvklan.al