37-vjeçari shqiptar Dritan Mali u vra me thikë të premten, në Breshia të Italisë nga kunati i tij, Laert Kumaraku. Ky i fundit tha para hetuesve italianë, se krimi ndodhi pasi ai i doli në mbrojtje motrës së tij, Jerina Mali, pasi i shoqi Dritani tentoi ta rrihte.

Nëse në versionin e dhënë para policisë nga 30 vjeçari Kumaraku, Dritan Mali shfaqet si njeri i dhunshëm, një tjetër version vjen nga të afërmit dhe fiqinjët e Dritanit.

Mediat italiane u kanë kushtuar vëmendje komenteve të të afërmve dhe fqinjëve te 37-vjeçarit të vrarë. Ata e përshkruajnë atë si një njeri të mirë, puntor dhe askush nuk e priste këtë tragjedi.

Fqinjët thonë se kurrë nuk e kanë dëgjuar Dritanin të grindet me gruan e tij dhe janë habitur kur kanë mësuar tragjedinë. Ata e përshkruajnë Dritanin dhe gruan e tij, si dy punëtorë të përkryer dhe të integruar në komunitet.

Mediat italiane përshkruajnë se në sytë e atyre që e njihnin Dritanin shihet ankth dhe e quajnë krimin e papritur. Njëri nga katër vëllezërit tha për mediat italiane se Dritani shkoi në Itali për të gjetur punë dhe për të krijuar familje. Sipas tij, ai ishte person i mirë, donte gruan dhe djalin e tij.

Vrasja e 37-vjeçarit shqiptar nga kunati i tij ndodhi në shtëpinë e viktimës, i cili jetonte me gruan, djalin  6 vjeç dhe kunatin që kreu krimin.

Tv Klan