Dy prej të plagosurve që ndodhen në QSUT në Tiranë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Këtë e konfirmon mjeku Gjergji Belba, i cili duke folur për mediat theksoi se pacientët kanë djegie të rënda në trup.

“Pacientët kanë pësuar djegie të rënda në trup. Janë në gjendje kritike për jetën. Të plagosurit janë të vetëdijshëm, por nën efektin e qetësuesve”,

tha mjeku Gjergji Belba.

Të plagosurit janë Besnik Zenuni 55 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi shpërthimi, dhe djali i tij H.Zenuni.

Ata u transportuan me helikopter në Tiranë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Nga shpërthimi i gazit në një lokal në Velipojë u lënduan edhe dhjetra të tjerë, të cilët marrin mjekim në spitalin e Shkodrës.

/tvklan.al