Flasin prindërit e të riut që u vetëvar në burg



Në Kolonjë të Lushnjës, dhimbja është e madhe për familjen Halili. Njëri nga djemtë, 22-vjeçari Estref Halili, ndërroi jetë pasi u vetëvar në qelinë e burgut Rrogozhinë.

Prindërit e tij, Hartjan dhe Entela Halili, thonë se në burg duhet të ishin persona që transportojnë drogë me kamionë dhe jo djali i tyre që u kap me cigare hashash.

Estref Halili 2

Pas futjes në burgun e Rrogozhinës, i fundit që e takoi ishte vëllai i tij. Sipas tij Estrefi ka qenë i heshtur por ka shfaqur zemërimin pse ishte arrestuar përsëri për konsum të lëndëve narkotike.

Dënimin e parë i riu e kishte marrë kur ishte 18 vjeç me pesë vjet burgim për konsum të lëndëve narkotike. Arriti të kryente dy vjet e gjysmë dhe në shkurt të 2016-ës është liruar nga burgu i Kosovës së Lushnjës.

Estref Halili 3

Me 22 dhjetor 2016, Estref Halili arrestohet për herë të dytë. Përsëri për një cigare hashash dhe një thikë, të cilat iu gjetën në automjetin e tij nga policia. Në burgun e Rrogozhinës 22-vjeçari ishte në pritje të marrjes së dënimit.

Sipas familjarëve dhe shokëve të viktimës, shpesh herë Estrefi ishte nën shënjestrën e policisë. Atij i bëheshin kontrolle të shumta sa herë ndeshej në rrugë nga policia.

Halili u gjet i vetëvarur me litarin e tutave të sportit që i mbante veshur në tualetin e dhomës së burgut Rrogozhinë mbrëmjen e së martës, nga shokët e tij./ tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
2 Komente
  • Albi
    4 Janar 2017 at 17:27
    Përgjigju

    Me vjen keq per familjen, sidomos per djalin e ri te humbe jeten ne kete moshe. Ngushellimet me te perzemerta shkojne per familjen e te ndierit.
    Komenti qe une do te shtoja eshte se: Familja kot flasin neper media sepse mediat shqiptare jane te gjithe te korruptuara dhe nuk kan me gjetur te drejte.

  • Jon
    5 Janar 2017 at 11:57
    Përgjigju

    Mekat ,dhimbje e madhe e ska shqiptar qe si dhemb shpirti ,i ri djali medet,Zoti forcofte familjen e te afermit..mendoj se duhet te jepet keshillim nga ana e organeve e jo rras ne burg sa ja cpifen njerzve ,jan ba policet si te isisit i ke frike ti takosh ne rruge ,i bej thirrje policise ministrit Tahiri qe mos realizoni planin me arrestime koti po shikoni andej nag Tirana peshqit e medhenj qe bejne ligje ne karrige

  • Përgjigju

    *

    *






    Emisione