I ftohti polar që ka mbërthyer Shqipërinë do të vazhdojë edhe javën që vjen.  Sinoptikanët parashikojnë se mesjava do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave, por pa dalë nga vlerat negative.

Këto temperatura sipas sinoptikanëve, janë të rralla. Ngricat do të jenë shqetësim thuajse në pjesën më të madhe të territorit. Verilindja do të përballet sërish me reshjet e dëborës, por në sasi të pakta./ TV KLAN